Nejmar është ai që mban rekordin e transferimit me më shumë para. Ai u transferua nga Barcelona te PSG për plot 220 milionë euro. Tregu i transferimeve është bërë shumë i shtrenjtë.

Gjithsesi në Kosovë në vitin 2000 kur Emin Bajrami ishte pjesë e Llapit nuk kishte kështu. Ai është sot trajner i Bashkimit të Koretinit dhe tregon se kur ishte ende futbollist ai aktivizohej njëkohësisht edhe për Llapin por edhe  për ekipin e vogël të Shqiponjave të Halabakut (Podujevë).

Pas vitit të parë që u pagua 1 mijë euro, në vitin e dytë ranë dakort që ai të paguhej me një lopë me viç. “Për shkak të respektit që kisha për pronarët e Shqiponjave të Halabakut e pranova ofertën dhe luajta edhe një vit tjetër për ekipin” u shpreh Bajrami.

Bajrami mban rekordin me shtatë gola të shënuara në një ndeshje të futbollit kosovar.