Ndalni të gjithnjë, një peshkaqen i uritur është pranë zonës së sërfit. Kaq ka mjaftuar për të ndalur garën e "World League" në sërf që po zhvillohej në Perth të Australisë.

Një peshkaqen i gjatë 4 metra, jo vetëm që është vërtitur pranë zonës, por edhe ka sulmuar një sërfist argjentinas, 37-vjeçarin Alejandro Travaglini, që ishte duke u stërvitur pranë zonës ku po zhvillohet etapa e radhës së Ligës së Botës.

Duke parë rrezikun e krijuar, organizatorët kanë ndalur garën. Sërfisti arriti t’i shpëtojë sulmit, por u desh edhe ndihma e stafit organizator, që ka trembur peshkaqenin që i është afruar shumë dhe më pas e sulmoi. 

Gjithsesi, Travaglini është nxjerrë në breg me ndihmën e një motoskafi që iu gjend pranë dhe më pas u transportua me helikopter në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.

Pak më vonë, i njëjti peshkaqen sulmoi edhe një tjetër sërfist, një 41-vjeçar, që arriti të mbijetojë edhe pse mori plagë të rënda në këmbën e djathtë. Organizatorët shtuan masat e sigurisë dhe shtynë pa afat garën e sërfit, duke përdorur edhe dronë për të monitoruar situatën nga lart.

"Duhet të jemi 100% të sigurt që nuk ka më asnjë rrezik para se të garojmë", tha Jessi Miley Dyer, organizatori i turneut.