Goditje e rëndë për Fabio Lucionin!

Kapiteni i Beneventos i cili rezultoi pozitiv ndaj substancës së ndaluar Clostebol në kontrollet antidoping gjatë ndeshjes së kampionatit ndaj Torinos është skualifikuar me 1 vit e 4 muaj nga Gjykata italiane e antidopingut e cila ka konfirmuar kërkesat e prokurorisë.

Ndërkohë mjeku social Walter Giorgione i cili ishte përgjegjës për gabimin e bërë ndaj Lucionit u përjashtua me 4 vite.