Propozoi trukimin e ndeshjes me Whatsapp, përjashtohet përjetë arbitri i Botërorit!

Postuar: 16/05/2018 - 17:15

Federata Saudite e Futbollit ka njoftuar sot se ka përjashtuar përjetë arbitrin Fahd al Mirdasi, i përzgjedhur nga FIFA për të arbitruar në Kupën e Botës këtë verë, për shkak se ka kërkuar ryshfet për të ndihmuar një ekip saudit. Komisioni i Disiplinës në Federatën Saudite ka informuar FIFA-n në lidhje me çështjen, duke kërkuar që pezullimi i arbitrit të hyjë në fuqi menjëherë edhe në arenën ndërkombëtare.

Gjatë marrjes në pyetje nga Komisioni i Disiplinës, Al Mirdasi ka pranuar se ka kërkuar para nga drejtuesit e Al Itihadit, të cilëve u kishte ofruar ndihmë për të fituar finalen e Kupës së Mbretit. Denoncimi erdhi nga presidenti  i klubit, Hamad al Saunija, i cili para finales zbuloi edhe mesazhet në Whatsapp, ku arbitri i bënte ofertën. Federata Saudite e ndërroi arbitrin para finales që u lus jt të shtunën e shkuar, ku Itihadi fitoi 3-1 ndaj Al Faisalit.

Al Mirdasi ka arbitruar në nivel ndërkombëtar që prej vitit 2011, duke përfshirë Kupën e Konfederatave vjet në Rusi, apo Lojërat Olimpike në Rio 2016.Duhet kujtuar që në Arabinë Saudite, vend shumë i pasur, ligjet janë shumë të ashpra dhe shkelje të tilla nuk tolerohen, ndaj Al Mirdasi rrezikon shumë. Imagjinoni tani ç’mund të bëjnë arbitrat në vende më pak të zhvilluara e e të pasura si Shqipëria?

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tifozët e kombëtares braziliane nuk e kanë kapërdirë barazimin e skuadrës së tyre kundër Zvicrës ditën e djeshme, dhe për më tepër kanë r

Në Itali, në momentin që këndohej himni i Champions League në ndeshjet kur Napoli luante në fushën e tij, ishin regjistruar disa lëvizje

Meksika arriti një fitore madhështore duke mposhtur kampionët e botës në fuqi, Gjermaninë, me rezultatin 1-0 falë golit të Lozanos në min

Gjermania zhgënjeu në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, teksa u mposht nga Meksika me rezultatin 1-0.

Spiunazh, inskenime dhe kurthe, në Botëror ndodh gjithçka!

Mospjesëmarrja e Skënderbeut në Champions Ligë edicionin e ardhshëm, e ka kthyer klubin bardhekuq në një supermarket për klubet e Superio

Hannes Halldorsson është kthyer në një heri në vendin e tij, Islandën.

Misioni i Anglisë në Kupën e Botës, do të bëjë që lojtarët të veshin pantallona streccingu tw pwrmirwsuara teknologjisht gjatë

Policia gjermane lëshon alarmin për mashtrime me Pasaportën e tifozëve, dokumenti që u jep mundësinë të hyjnë pa vizë në Rusi,

Ekipi i tyre kombëtar luajti në botëror por ata nuk arritën dot ta ndiqnin.