Franca arriti të shpallej kampione e Botës, por me gjithë rekordet që vendosën disa prej protagonistëve francezë, kishte edhe një që mund të cilësohet si negativ.Sulmuesi kryesor i gjelave, Olivier Zhirud, edhe pse ishte pika kryesore e Francës në repartin e sulmit, u shpall kampion bote, pa shënuar asnjëherë, por akoma më keq… pa goditur të paktën një herë portën.

Zhirud, në total, në shtatë ndeshjet e zhvilluara luajti 564 minuta, por nuk gjuajti asnjëherë kuadratin e portës. Ai u përpoq plot 13 herë për të goditur, por asnjë prej gjuajtjeve të sulmuesit të Arsenalit nuk shkoi në kuadrat. Gjithsesi, Zhirud e kishte të qartë detyrën e tij në fushë, dhe duket se arriti ta bënte mjaft mirë, duke ndihmuar edhe dy sulmuesit e tjerë, Grizman dhe Mbape, që të dy shënuan nga 4 gola secili.