Rekordmeni Perisic, vrapoi 74.5 km në Rusi

Postuar: 19/07/2018 - 17:46

   Kroacia nuk mundi të kthehej në shtëpi së bashku me Kupën e Botës, por sërish ecuria e kësaj kombëtareje ishte e jashtëzakonshme në Rusi. Modric u shpall futbollisti më i mirë i botërorit, ndërsa Perisic vendosi një rekord.

Lojtari i Interit ishte një nga protagonistët e suksesit historik të Kroacisë në Kupën e Botës, ku për herë të parë arriti të shkojë deri në finale.

Sulmuesi anësor i Interit punoi jashtëzakonisht shumë, duke shënuar e asistuar, ndërsa shpesh nxori skuadrën nga situata mjaft të komplikuara, ndërsa gjeti golin e barazimit të përkohshëm në finalen me Francën.

Shifrat tregojnë se Perisiç është futbollisti që ka vrapuar më shumë në “Rusi 2018”, me plot 74.5 kilometra të përshkuara, më shumë se askush tjetër.

Gjithsesi kjo shifër është më e ulët se 80 kilometrat e përshkuara nga Xavi në 2010-ën dhe 84 kilometrat e përshkuara nga Muller në 2014-ën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Samuel Eto’o i ka dhënë lamtumirën Europës dhe do të vijojë karrierën e tij në vendin pritës të Botërorit 2022, Katar.

Granit Xhaka ndjeu zemërimin e tifozëve të Arsenalit pas ndeshjes së tij të dobët kundër Mançester Sitit, deri në pikën sa shumë prej tyr

Teuta e nis kampionatin me Flamurtarin. Një derbi bregdetar që pritet me interes.

   Besir Ramadani i Shkupit dhe dy futbollistët e Shkëndijës, Omar Imeri dhe Arbin Zejnullai do të përfaqësojnë Shqipërinë.

   Si një maratonomake e vërtetë, Volha Mazuronak fitoi garën e saj të parë në këtë disiplinë në Kampionatin Europian të Shumësportëshit,

   Luka Modriç ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos, p

   Trofeu “Pascucci” ka zbuluar se kush do të jetë kapiteni i ri i Teutës.

   Dario Skuderi ishte një lojtar i panjohur deri dy vite më parë, kur në shtatorin e 2016-ës pësoi një dëmtim horror gjatë një ndeshje m

   Një episod mjaft i çuditshëm është regjistruar në Kategorinë e Dytë të Polonisë, në ndeshjen GKS Jastrzebie-Chojniczanka, e cila përfu