Pas George Weah, një tjetër lojtar dëshiron t’i hyjë botës së politikës.

Është Samuel Eto’ o ai që ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u bërë president i Kamerunit në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti.

37-vjeçari deklaroi se ëndërron postin e presidentit të vendit të tij, ashtu siç Julio Cesar ëndërronte Romën.

Sulmuesi theksoi se dëshiron të ndihmojë Kamerunin të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.