Ish-futbollisti i disa skuadrave në Angli, Jlloyd Samuel ka ndërruar jetë me makinën e tij “Range Rover”, kur është përplasur nga një kamion, në rrugët Warrington. Zjarrfikëset, policia si dhe një helikopter kanë shkuar me emergjencë në vendin e ngjarjes, por gjithçka ishte e kotë.

Siç raportojnë dëshmitarët, ai ka tentuar të thyejë xhamat e makinës, teksa makina kishte shpërthyer në flakë. Sipas raportimeve, ai po kthehej për në shtëpi pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë. 37-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve si Aston Vila dhe Bolton më parë.