Shqipëria dhe Kosova, short i vështirë për 19-vjeçarët

Postuar: 06/12/2017 - 16:53

   Përfaqësuesja shqiptare e 19-vjeçarëre njeh rivalët për fazën kualifikuese të Europianit, turne që do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Shqipëri. Një tjetër event që UEFA ia beson përsëri FSHF-së, për organizimin e saj të suksesshëm në eventet e mëparëshme, ku më së fundmi mbylli dhe realizoi tre të tillë në muajin tetor.

Sipas shortit të përcaktuar në Nyon të Zvicrës, kombëtarja U-19 që drejtohet nga Erjon Bogdani bën pjesë në Grupin 8 së bashku Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë. Dy vendet e para të secilit grup (nga 13 gjithsej) kualifikohen për në “Elite Round”. Ndeshjet e grupit të Shqipërisë do të zhvillohen më 10, 13 dhe 16 tetor të 2018-ës.

Në muajt në vijim do të përcaktohen edhe stadiumet se ku do të luhen takimet. Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka në program të saj zhvillimin e disa takimeve miqësore deri në startin e kualifikueseve.Sa i përket Kosovës U-19, ajo është shortuar në Grupin 7 bashkë me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë.

Kualifikueset U-19 (Euro 2019)

Group 8

Ukrainë

Sllovaki

Norvegji

Shqipëri

 

Group 7

Austri

Hungari

Slloveni

Kosovë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arsene Wenger foli për herë të parë për arsyet që e shtynë të merrte vendimin për t’i dhënë fund pas 22 vitesh eksperiencës me Arsenalin

Rubens Barrichello ka zhvilluar 323 Çmime të Mëdha në Formula 1, 104 prej të cilave si shok skuadre i Michael Schumacher te Ferrari.

Nisi në qytetin e Durrësit, në kompleksin “Tropikal”, grumbullimi i radhës për Kombëtaren U-18 nën drejtimin e trajnerit Erjon Bogdani.

Egjiptiani Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit  në Premier League nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Ang

Pavarësisht rivalitetit të nxehtë në Serinë A, ku diferenca për vendin e parë është vetëm e ngushtë dhe po luftohet fuqishëm për titullin

Fitorja “in-extremmis” e Napolit në fushën e Juventusit, me gol të Koulibaly 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt ka ekzaltuar

Teuta pësoi një humbje të rëndë në Vlorë duke u shpërfytyruar nga Flamurtari, që i shënoi tre gola, ndonëse durrsakët ishin të parët që k

   Duket se ka ardhur fundini aventurë së Mario Balotelit në Francë me skuadrën e Nizza.Sulmuesi italian që ka një kontratë të vlefshme d

   Edhe pse ka shumë skuadra të interesuara për të marrë sulmuesin uellsian Gareth Bale asnjë nuk është afruar dhe nuk ka bërë një ofertë

   Boksieri nga Peja, Senad Gashi e ka humbur ndeshjen e tij të radhës në mënyrë aspak të drejtë, duke u skualifikuar.Boksieri shqiptar g