Shqipëria kalon raundin e parë në Botërorin e MMA

Postuar: 14/11/2017 - 15:42

Shqipëria po përfaqësohet në Kampionatin Botëror të ndeshjeve të lira, në Artet Marciale Mikse me dy sportistë, të cilët kanë shkëlqyer në ndeshjet e para të tyre. Në botërorin e MMA, që po zhvillohet në Bahrein, Shqipëria përfaqësohet nga sportistët Florian Doskja dhe Ermal Hadribeaj.

Të dy sportistët kanë fituar ndeshjet e para të zhvilluara të hënën në mbrëmje. Hadribeaj fitoi ndaj kundërshtarit finlandez Holappa, me të cilin u përball për peshën 70 kg.Sportisti shqiptar tregoi epërsi dhe fitoi bindshëm ndaj kundërshtarit duke  e mundur atë “KO”. Kjo fitore e kualifikon sportistin shqiptar në raundin e të 16-ve, ku do të përballet me një rival nga Bahreini.

Edhe sportisti tjetër Florian Doskja, që stërvitet në Itali, ka triumfuar në raundin e parë duke mundur kundërshtarin Italian Celadin, në peshën e 61 kg. Pas këtij triumfi sportisti Doskja do të përballet në raudin e 16-të me një kundërshtar nga Anglia.

Këto dy fitore më shumë se sa për rezultatin, tregojnë se dhe një vend i vogël si Shqipëria, me financa të pakta dhe vështirësi të mëdha, përgatit sportistë cilësorë, që mund të garojnë ndaj kundërshtarëve që vijnë nga shtete shumë herë më të zhvilluara edhe në sportin e MMA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, pritet të marrë detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të klubit të Partizanit.

Dëshmitari dhe eksperti i Thesarit konfirmoi të enjten e kaluar përpara prokurores Monica Gomez Ferrer, në lidhje me akuzën kundër yllit

Ndeshja e të dielës mes Këlnit dhe Freiburgut nuk do të mbahet mend vetëm për faktin që vendasit po fitonin 3-0 dhe në fund u mundën 4-3.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Champions Leagues, që ka dhuruar sfida spektakolare.

Goga Basket hedh një tjetër hap drejt ngjitjes në Superligë sezonin e ardhshëm sportive në basketboll për meshkuj.

Shmangen përplasjet e mëdha në fazën e 1/16-ave të Europa League-s.

Paulo Tramexani mund të ulet së shpejti në pankinën e një ekipi italian të Serisë B.

Goga Basket hedh një tjetër hap drejt ngjitjes në Superligë sezonin e ardhshëm sportive në basketboll për meshkuj.

Lojtarët dhe stafet e Manchester United dhe Manchester City u përfshinë në një sherr masiv pas përfundimit të derbit të qytetit, të fitua