Skënderbeu mbylli përgatitjet në Durrës për ndeshjen e parafundit të kampionatit kundër Luftëtarit në Gjirokastër. Grupi ishte i plotë, me trajnerin Ilir Daja që kërkoi nga lojtarët impenjim maksimal.

Edhe në këtë takim, në fushë pritet të zbresin lojtarët që kanë patur më pak minuta, kjo jo për t’ia bërë më të lehtë kundërshtarit, por për t’u dhënë një shans të rinjve të tregojnë veten.

Leonit Abazi, i cili do ta nis në krahun e majtë të mbrojtes, thotë se ky është një moment që duhet ta shfrytëzojë e gjithë skuadra, ndërsa theksoi se pavarësisht rotacionit objektivi mbetet fitorja.

Në fund kosovari ndalet edhe te gjendja e tij fizike, duke e pranuar se dëmtimin e ka hedhur pas krahëve.