Teuta vijon përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi dhe stafit të tij. Lojtarët që janë nën kontratë ishin të gjithë të gatshëm duke u stërvitur normalisht nën drejtimin e stafit teknik, me përjashtim të portierit Kastrati, mbrojtësit Hrkaç dhe sulmuesit Amadu Latif.

Gjithashtu me skuadrën u bashkuan edhe afrimet e merkatos: Sherif Kallaku, Florent Avdyli, Roni Gashi dhe Edison Ndreca.Përveç mesfushorit Kallaku, i cili kishte një dëmtim në këmbë, të tjerët u përgatitën normalisht me skuadrën. Në seancën e parë stërvitore binte në sy afrimi i disa të rinjve (edhe nga akademia), të cilët janë në provë.

Teuta gjithashtu ka afruar edhe talentin durrsak Meti Hoxha, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit U-19 të Shkëndijës së Durrësit.

Afrimi i radhës për Teutën mund të jetë sulmuesi afrikan Mustafa Xhixhiua, i cili dje është stërvitur me “Djemtë e Detit”. 22-vjeçari është në provë dhe gjatë kësaj periudhe dhe do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij.