Kukësi bën dy fitore radhazi në kampionat dhe ruan distancën prej tri pikësh me Skënderbeun kryesues. Formacioni i Mladen Milinkovic mposhti 4-2 në “Zeqir Ymeri” Teutën, e cila futet në krizë rezultatesh pas atij starti premtues të kampionatit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-të nga Elis Bakaj, që gjeti rrjetën me një goditje të mrekullueshme prirët me portën, ndërsa në të 32-ën Ethemi realizoi me kokë thuasje nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund të pjesës parë shtylla i mohoi golin e dytë personal Bakajt. Gjatë fraksionit të dytë Kukësi shënoi të tretin, që ishte devijim i Hakajt pas goditjes së Alyev, ndërsa pak caste me vonë shkurtoi diferencën në 3-1 Hila me 11-metërsh.

Në fund të takimit, Lena hapi ndeshjen me golin e 3-2, por në minutën e katërt shtesë Alyev vulosi fitoren 4-2 të verlindorëve.