Futbolli turk është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku viktimë kanë mbetur lojtarët. Në ndeshjen që Yeni Çanspor zhvillonte ndaj Sultangazi, ka ndodhur një rrahje masive pas përfundimit të takimit.

Sfida përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, ndërsa kanë qenë tifozët vendas ata që u futën në fushë dhe filluan të godisnin futbollistët miq. Dhuna dhe barbarizmi vazhdoi më pas edhe në dhomat e zhveshjes. 4 prej lojtarëve janë dërguar menjëherë në spital me dëmtime të rënda.