Situatë e ndërlikuar në shtëpinë e Hajduk Split. Presidenti Ivan Kos ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pas humbjes në kampionat përballë Dinamos së Zagrebit.

Numri një i klubit kroat i paraqitit kërkesën e tij Bordit të Mbikëqyrjes për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Gjithsesi Ivan Kos do të qëndrojë në krye të klubit deri në momentin që klubi do të zgjedhë pasuesin e tij.

Situata degjeneroi kur tifozët e Hajdukut sulmuan futbollistët e skuadrës së tyre (edhe mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Hysen Memolla) pas takimit kundër Dinamos.

Zënka nisi fillimisht verbalisht, më pas ultrasit të irrituar përdorën edhe duart duke goditur lojtarët, veçarisht Marko Futacs, i cili mori disa goditje në kokë.

Gjatë zënkës mesohet se ka qenë të pranishëm edhe Hysen Memolla, Hamza Barry e Savvas Gentsoglou.Drejtuesit e Hajdukut u kërkuan autoriteteve të zbardhnin ngjarjen dhe të vendosin agresorët para ligjit. Hysen Memolla nuk ka qenë i grumbulluar për sfidën me Dinamin e Zagrebit.