Pas skandalit të Romela Begaj, peshëngritja shqiptare goditet nga një tjetër skandal. Evangjeli Veli ka dalë pozitive në testet anti-doping.

Veli po përgatitej të përfaqësonte Shqipërinë në Europianin e Rumanisë, që do të mbahet në muajin mars.

Testet antidoping për peshëngritësen janë bërë në vendin tonë, ndryshe nga ai i Romela Begaj, që u bë jashtë shtetit.

Mësohet se peshëngritësja e ka marrë substancën e ndaluar, pasi kishte ftohje. Evangjeli Veli është e pezulluar për momentin nga aktiviteti.