Klubi i Teutës, për të dytin vit radhazi, organizon trofeun miqësor “Pascuçi”.

Turneu miqësor mes tre ekipeve, i quajtur ndryshe edhe triangolaria, këtë vit do të ketë si pjesëmarrës Teutën, Partizanin, si dhe Lirinë e Prizrenit, klubi ku vjet drejtonte Bledi Shkëmbi, tashmë trajneri i Teutës.

Ndeshjet do të zhvillohen ditën e shtunë, më datë 11 gusht, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Kujtojmë që vitin e kaluar, pjesëmarrëse ishin Trepça 89 dhe Besa, ndërkohë që fituese u shpall ekipi i Teutës.