Trajneri i Tiranës U 17, Migen Memelli, i cili u sulmua sot me thikë teksa skuadra bënte stërvitje, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, në një prononcim për Panorama Sport.

Memelli tha se fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime fizike ndërsa ka kallëzuar në polici agresorin, prindin e njërit prej futbollistëve të U 17.

"Jam i tronditur nga sulmi. Ende nuk e kam marrë veten pas asaj që ndodhi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të paradites. Kishim ndeshje miqësore me Tiranën B. Në momentin e ndërrimit, futbollisti A.Ç u largua nga fusha i nervozuar. Pak minuta më pas ka mbërritur babai i futbollistit, Abdyl Çejku i cili më sulmoi me biçak. Fatmirësisht nuk kam dëmtime. Kam bërë kallëzim penal në polici dhe tashmë i takon policisë të merret me këtë çështje. Duhet te ngremë zërin, i ndodhi Nestit dhe mua, por të paktën te mos e kalojmë ne heshtje, qe në të ardhme mos na behet askush martir", u shpreh Memelli.