UEFA inspekton Arenën Kombëtare, impianti gati në 3-mujorin e parë të 2019-s

Postuar: 13/03/2018 - 15:02

Dy përfaqësues të lartë të UEFA-s inspektuan punimet në Arenën Kombëtare, impiantin e ri që po ndërtohet në Tiranë, që është më moderni në Ballkan dhe Europën lindore. Thierry Favre, drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare pranë UEFA dhe John Beattie, drejtori i impiantit të Arsenalit, Emirates Stadium ndoqën nga afër punimet në stadium dhe u shprehën të kënaqur me projektin dhe ritmin e punimeve.

Thierry Favre: "Është kënaqësi që jam këtu në emër të UEFA-s. Kam opatur edhe fatin që isha këtu personalisht përpara dy vjetëve kur u bë edhe anonçimi i projkektit. Takohem sërish me arkitektin dhe federatën për të parë ecurinë e punimeve. Është një projekt tejet i rëndësishëm për futbollin shqiptar, pas ndëtimeve pozitive në Elbasan dhe Shkodër. Më në fund do të shohim këtu në kryeqytet një stadium të nivelit të lartë. E dimë që pritet të përfundojë mes shkurtit dhe marsit të vitit tjetër, për ne është një periudhë shumë e mirë dhe urojmë që të jetë një projekt i bukur.Finalja e Superkupës së Euriopës? Është një prej stadiumeve kandidate. Është një impiant i rëndësishëm dhe një stadium i bukur, por konkurenca është e fortë".

Dy përfaqësuesit e lartë të UEFA-s u njohën me detaje me projektin e Arenës Kombëtare. Mes tyre ndriçimi artificial që do të krijojë kushte të përshtatshme drite, duke qenë se stadiumi do të jetë plotësisht i mbuluar. Zbatuesit e projektit i njohën inspektorët edhe me faktin që punimet kanë përfunduar në kuotën 70%, ku pas konstruksioneve të betonit, tribunat kanë nisur të marrin formë me konstruksionin e metalit.

Gjithashtu u prezantuan edhe ulëset që do të përdoren në tribuna, që bazuar në dekorin e stadiumit janë me ngjyrat kuqezi dhe kanë një cilesi mjaft të lartë. Të dërguarit e UEFA-s zbritën edhe në terren, duke ndjekur nga afër punimet e impiantit që do të ketë kapacitet 22 mijë vende dhe do të shndërrohet në shtëpinë e re të Kombëtares shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëpërmjet një statusi ngushëllues në faqen e tij të Instagramit, vëllai i portierit Thomas Strakosha, ka treguar se gardiani i Lacios 3-4

Begeja irritohet pas golit të parë të Lushnjës: "Po ku e keni mendjen o Shkalle".

Më 8 korrik të vitit 2014, në Belo Horizonte të Brazilit, u regjistrua një nga rezultatet më të papritura të historisë së futbollit dhe v

Bundesliga ka një problem të madh për të zgjidhur.

Nuk ekziston një fjalë e vetme për të përshkruar atë që Andres Iniesta përfaqëson në botën e futbollit.

Kampionati shqiptar është kuotuar javë pas jave në kompanitë shqiptare të basteve. Mirëpo, dje diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Adnan Januzaj duket se po rigjen shkëlqimin e fillimit të karrierës.

Epilogu i Kategorisë Superiore është 90 minuta larg, 90 minuta të cilat do të vendosin fatet e shumë skuadrave, përjashtuar titullin kamp

Festimet për titullin e fituar nga Crvena Zvezda në kampionatin serb të futbollit për pak sa nuk u shndërruan në një tragjedi.