Ultrasit e Sportingut dhunojnë lojtarët, plagosen disa prej tyre

Postuar: 16/05/2018 - 14:09

Një çmenduri totale ka ndodhur në qendrën stërvitore të Sportingut të Lisbonës, ku rreth 50 tifozë ultras të skuadrës kanë sulmuar lojtarët dhe stafin teknik, teksa ishin duke kryer seancën stërvitore.

Të maskuar për të mos u njohur, ata kanë goditur me rripa e shkopinj, trajnerin Jorge Jesus dhe disa lojtarë të skuadrës. Nga ky incident ka mbetur i plagosur edhe sulmuesi holandez Bas Dost, ndërsa plagë më të lehta kanë marrë lojtarë si Acuna, Rui Patricio, William Carvalho, Misic dhe Battaglia.

Reagimi i tifozëve ka ardhur pas humbjes së Sportingut 2-1 ndaj Maritimos, në javën e fundit të kampionatit, çka ka bërë që bardhejeshilët të mbeten jashtë Champions Leagues në edicionin e ardhshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Disa incidente mes policisë dhe tifozëve kanë ndodhur në Paris mbrëmjen e së dielës, gjatë festimeve për Kupën e Botës të fituar nga F

   Cristiano Ronaldo për herë të parë flet para mediave si një lojtar i Juventusit.

   Reali i Madridit është shumë pranë portierit më të mirë të Botërorit Rusi 2018.

   Franca arriti të shpallej kampione e Botës, por me gjithë rekordet që vendosën disa prej protagonistëve francezë, kishte edhe një që m

Një lajm aspak pozitiv që është duke qarkulluar në mediat italiane ka tronditur Serinë A.

Pas Botërorit fantastik që zhvilloi dhe sidomos pas golit në finale duke u bërë lojtari i dytë pas të madhit Pelle që realizon në një fin

Leonardo Bonucci është gjithnjë e më larg Milanit.

Teksa të gjithë komentojnë rezultatin e finales së Kupës së Botës, Francë-Kroaci, dhe gjykimin e argjentinasit Pitana, ish-sulmuesi dhe t