Franca është finalistja e parë e Kupës së Botës Rusi 2018.

Në minutën e 51' Umtiti u tregua i saktë me kokë para portës dhe Franca kaloi në avantazh ndaj Belgjikës.

Tashmë Franca pret e qetë fituesen e gjysëmfinales së të mërkurës Kroaci – Angli, për të mësuar rivalen e saj në Rusi 2018.

Ndërkohë Belgjika do të ndeshet me ekipin humbës për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt të këtij Botërori.