Në “Samara Arena” u luajt sfida e Grupit A të Botërorit mes Uruguait dhe Rusisë, e cila vlen për vendin e pare.

Uruguai fiton me rezultatin e pastër 3-0, duke u renditur i pari në grup, ndërsa organizatorët e turneut të dytët.

Uruguai e mbylli në avantazhin 2-0 pjesën e parë.

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, me një goditje dënimi në minutën e 10-të kaloi amerikano-latinët në avantazh.

Uruguaianët nuk ndalen dhe në të 24’ shënojnë dhe golin e dytë.   Laxalt gjuan nga jashtë zone dhe topi devijohet nga një mbrojtës rus, duke përfunduar në rrjetë (autogol i Cherichev).

Në të 36’ rusët mbeten me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, pasi Smolnikov ndëshkohet me karton të kuq.

Në pjesën e dytë, në minutën e fundit uruguaianët shënojnë edhe golin e tretë. Edison Cavani (90’) me golin e tij vulos rezultatin 3-0.