…kështu rrjeti e shkarkon z. Facebook

Pas skandalit të Cambridge Analytica, rënies në bursë, dhe dëshmisë së dyfishtë përpara Kongresit, reputacioni i Zuckerberg, i cili konsiderohej “Golden Boy” i rrjeteve sociale, ka rënë në skaj.
E duke qenë se edhe interneti është i matshëm, është e mundur të zbulosh se cila ka qenë magnituda e rënies së imazhit për Mark Zuckerberg.

Ekskluzivisht për “Il Sole 24 Ore”, “Reputation Manager”, shoqëri italiane që analizon dhe menaxhon reputacionin online të kompanive dhe personaliteteve me rëndësi publike, ka monitoruar bisedat online para dhe pas skandalit të të Cambridge Analytica (nga nëntori 2015 – mars 2018) për të kuptuar se si ka ndryshuar mendimi i web-it për krijuesin e Facebook. Në këtë studim janë përzgjedhur dhe analizuar rreth 4 milionë biseda online në blog-e, gazeta online, faqe tematike e sociale në gjithë botën.

Gjetjet…

Rënia e reputacionit të Zuckerberg. Nëse përpara skandalit, në bisedat online mbi Zuckerberg, shprehej një mendim i mirë (75% pozitiv dhe 25% negativ), pas skandalit Cambridge Analytica dhe më tej, reputacioni i “mbretit” të rrjeteve sociale ka rënë vertikalisht, mendimi negativ ka arritur në kuotën 81%, kurse ai pozitiv ka rënë në 19%.

Shumë përdorues kanë kërkuar fshirjen e profilit të tyre personal, ndërsa disa aktivistë kanë krijuar në Twitter fushatën #deletefacebook (hashtag-u gjendet shpesh edhe në komente në web).
Ndër të tjera janë të shumtë ata që nuk i besojnë faljes publike të Zuckerberg.

“Nuk i besojmë, nuk e pranojmë faljen e tij” (Shpesh në postime dhe komente lexohet: “I don’t believe him” o “Apology not accepted”).

Ndërsa 19% e bisedave në web e mbrojnë Zuckerberg, nga një anë duke akuzuar përdoruesit që padashur “u kanë dhuruar” të dhënat e tyre kompanive shumëkombëshe dhe, nga ana tjetër, duke thënë se mediat po “ekzagjerojnë këtë çështje”.

Zuckerberg para skandalit. Para Cambridge Analytica, 75% e artikujve dhe komenteve online për themeluesin e Facebook rezultonin pozitive ose neutrale.

Sa i përket mbi të gjitha jetës private të Mark, marrëdhënies së tij me bashkëshorten dhe qenin Beast, bindjet e tij fetare apo politike e deri te paga apo look-u gjithnjë i njëjtë me t-shirt klasik gri.

Ndërsa 25% e komenteve online ishin negative edhe përpara Cambridge Analytica. Pas skandalit, 25% kritik ndaj Zuckerberg është më shumë se trefishuar, në kuotën 81%, duke provuar se Rrjeti nuk i fal as “etërit e tij fisnikë”. /Monitor/