Shefi ekzekutiv i WhatsApp, Jan Koum, do të heqë dorë nga aplikacioni popullor i komunikimit.

Në një postim në Facebook ai tha se ishte duke marrë pak kohë për të bërë gjëra të tjera që i pëlqejnë jashtë teknologjisë.

Megjithatë, sipas një raporti të Washington Post më herët të hënën, Koum ishte ndeshur me kompaninë mëmë Facebook mbi strategjinë e WhatsApp.

Ai gjithashtu kundërshtoi përpjekjet e Facebook-ut për të përdorur të dhënat personale të WhatsApp dhe për të reduktuar standardet e kompanisë mbi enkriptimin.

Brian Acton dhe Koum, bashkëthemeluan WhatsApp në vitin 2009, përpara se t’ia shisnin atë Facebook-ut në 2014-n për 19 miliardë dollarë.