Përdoruesit e rrjetit social, Instagram në të gjithë botën kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove mbrëmjen e sotme.

Përdoruesve u shfaqej opsioni “Couldn’t refresh feed” duke e bërë të pamundur postimin dhe aksesin në rrjetin social më të popullarizuar.

Sipas “DownDetector”, një shërbim që monitoron problemet në rrjet, më shumë se 2000 persona kanë raportuar probleme brenda 10 minutave.

Raportimet kanë ardhur nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Azia. Probleme të tilla janë të rralla për Instagramin dhe ende nuk dihen shkaqet e problemeve.