Facebook bën një tjetër ndryshim për ndjekësit e lajmeve

Postuar: 01/02/2018 - 16:12

Facebook do të bëjë një tjetër ndryshim pas hapi drastik për të ulur “shikueshmërinë” e faqeve të lajmeve dhe për t’i dhënë përparësi profileve private.

Sipas Mark Zuckerberg, gjiganti social do t’i japë përparësi burimeve lokale të lajmeve për ndjekësit në të njëjtën zonë, një përpjekje për të shmangur mediat “ndarëse” dhe për të promovuar angazhimin qytetar. 

"Duke filluar sot, do të tregojmë më shumë histori nga burimet e lajmeve në qytetin apo lagjen tuaj lokale. Nëse ndjek një botues lokal ose nëse dikush ndan një histori lokale, mund të shfaqet më shumë në furnizuesin e lajmeve [tuaj]", shkruan ai.

Ndryshimi i algoritmit do të testohet së pari në Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të zbatohet në vende të tjera më vonë këtë vit.

Sipas CEO i Facebook, prioritizimi i lajmeve lokale do të ndihmojë në nxitjen e angazhimit qytetar dhe në krijimin e dialogut konstruktiv për çështje më pak të përçara sesa ato që zakonisht diskutohen në mediat kombëtare apo ndërkombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

...kështu rrjeti e shkarkon z. Facebook

Një kompani ndërkombëtare ka shpikur një program nëpërmjet të cilit mund të zbulojë çdo fjalëkalim të iPhone-ve brenda disa minutash dhe

Me miliarda përdorues, gjiganti Facebook është ndër kompanitë më me ndikim në botë.

WhatsApp në Android tani i lejon përdoruesit të shkarkojnë median e fshirë. Kompania ka shtuar tashmë disa veçori të reja.

"Facebook" ka filluar t’u kërkojë përdoruesve evropianë dhe kanadezë që të lejojnë përdorimin e opsionit të njohjes së fytyrës për t’i id

Amerikanët po e humbasin me shpejtësi besimin te Facebook-u pas problemeve të shumta rreth asaj se si kompania e trajton informacionin pe

Google ka në plan të sjellë një pamje të re për faqen e tij të Gmail-it.

"Despacito", kënga më e shikuar ndonjëherë në YouTube, është fshirë nga një haker kibernetik së bashku me dhjetra video të tjera të shtëp

Facebook njoftoi një përditësim të Messenger, i cili tani do t’i lejojë përdoruesit të ndajnë video në 360 gradë dhe video me cilësi HD.

“Facebook” ka njoftuar se ka bërë ndryshime për të përmirësuar privatësinë e përdoruesve, duke iu dhënë atyre më shumë kontroll mbi infor