Google përditësoi uebsajtin e ndihmës për funksionin e “Historikut të Vendodhjes” duke pranuar faktin se kompania gjurmon vendndodhjen e përdoruesve edhe nëse e kanë ç’aktivizuar atë.

Kjo bëhet me qëllim që të mbledhë informacion për Google Maps, motin dhe kërkimin në ueb sipas Associated Press.

Faqja është përditësuar për të qartësuar se vlen vetëm për shërbimet e Google dhe jo aplikacionet e shërbimet e tjera.

Gjatë javës ishte po AP që raportoi se Google gjurmonte përdoruesit edhe nëse ç’aktivizohej funksioni.

Megjithatë përdoruesit mund të jenë të qetë vetëm kur të ç’aktivizojnë opsionin “Web adn App Activity.”

Kështu Google nuk mund t'ju gjurmojë më.