Instagram ka lançuar ndryshime thelbësore në profile, të përshkruara si më drastiket që nga viti 2013.

Ky rrjet social ka publikuar dy karakteristika të reja: Stories Highlights and Stories Archive. Të dyja këta opsione ndryshojnë mënyrën se si duken profilet dhe si funksionojnë, në një ridizenjim drastik që mesa duket kishte për qëllim ta bënte Instagram-in më të dobishëm.

Ndryshimi më i menjëhershëm do të jetë një segment i ri “Highlights” në profilin e përdoruesve, të cilin Instagram e përcaktoi si ndryshimi më i madh në mënyrën se si ato duken që nga viti 2013. Por ka ndryshime më të mëdha sesa kjo dhe karakteristikat së bashku ofrojnë ndryshime të mëdha në mënyrën se si prezantohen historitë në Instagram.

Opsioni “Stories” u huazua nga Snapchat vitin e kaluar. Që atëherë ka pësuar ndryshime të vazhdueshme, por duket se njerëzit kanë probleme me të.  

Përditësimi i ri kërkon të adresojë këto probleme duke i lejuar njerëzit të mbajnë tregimet e tyre sapo të postohen. Ato pastaj mund të ndahen me njerëzit pas kalimit të afatit të zakonshëm 24 orësh.