Një tjetër risi vjen nga Instagram.

Ky aplikacion i përdorur gjerësisht tashmë ofron mundësinë që të kufizoni personat, të cilët mund të komentojnë mbi fotografitë tuaja.

Instagram është duke lançuar një mjet të ri dhe mjaft të dobishëm për të ndihmuar të gjithë anëtarët e komunitetit.

Rrjeti shoqëror tani ofron mundësinë që të kufizoni personat, të cilët mund të komentojnë mbi fotografitë tuaja.

Instagrami po ashtu po zgjeron filtrin për komentet fyese edhe për katër gjuhë të reja: arabe, frënge, gjermane dhe portugeze.