Pavarësisht se mban një profil publik në Instagram, gjithëkush mund të ketë ndonjë followers që nuk do donte ta ndiqte për arsye nga më të ndryshmet.

Risia e fundit e sjellë nga ky rrjet social, të mundëson të heqësh nga lista e ndjekësve të tu atë person të padëshiruar, pa qenë e nevojshme t’i bësh bllok. Ky opsion ka qenë i disponueshëm prej kohësh për accountet privatë, por sjellja e kësaj risie dhe për publiket është fantastike.

Sidoqoftë mos mendoni që ndjekësi i hequr nuk mund të shohi postimet e tua. Atij i mjafton thjesht që të hapë profilin tënd nga search, pasi asgjë nuk e pengon që të bëjë këtë.

Pas këtij ndryshimi qëndron vetëm ideja që Instagram ju jep kontroll mbi ndjekësit. Nëse vërtet jeni të shqetësuar mbi privatësinë, thjesht ktheni profilin tuaj në privat.