IPhone heq aplikacionet që ndajnë të dhënat mbi vendndodhjen tuaj

Postuar: 10/05/2018 - 11:47

Apple ka filluar të heqë aplikacionet nga App Store që shkelin politikat e kompanisë duke ndarë të dhënat e vendndodhjes me palët e treta pa pëlqimin e konsumatorëve. Shkeljet lidhen me seksionet 5.1.1 dhe 5.1.2 të Udhëzimeve të kompanisë App Store, të cilat thonë se aplikacionet nuk duhet të transmetojnë “të dhënat e vendndodhjes së përdoruesit tek palët e treta pa pëlqimin e shprehur nga përdoruesi [ose] për qëllime të pa miratuara”.

Zhvilluesit që kanë shkelur udhëzimet e kompanisë kanë marrë njoftime nga Apple, duke i informuar ata se aplikacionet e tyre nuk janë në pajtim "pas rivlerësimit". Vërehet se aplikacionet e prekura nuk kanë ofruar informacion të mjaftueshëm të qartë për përdoruesit rreth asaj që ndodh me të dhënat e tyre pasi janë mbledhur.

Lëvizja e Apple duket se lidhet me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, e cila hyn në fuqi më 25 maj në Evropë. Sipas rregullave të reja, kompanitë e teknologjisë do të duhet të marrin pëlqimin e qartë dhe faktin që janë të informuar nga një person që po mbledhin të dhëna personale.

Kjo do të thotë që aplikacionet mund të kenë nevojë të kërkojnë pëlqimin për të dhënat tuaja ose të nxjerrin në pah se si po përdorin të dhënat e tua në mënyra më të qarta.

Në njoftimet e dërguara për zhvilluesit e prekur, Apple thotë se ata që duan të rivendosin aplikacionin e tyre duhet të heqin çdo kod, kornizë ose SDK që kanë të bëjnë me ndarjen e vendndodhjes me palët e treta dhe ta rinisë aplikacionin për një shqyrtim. Sapo të miratohet, aplikacioni do të rivendoset në App Store.

Udhëzimet e Apple po ashtu theksojnë se: "Të dhënat e mbledhura nga aplikacionet nuk mund të përdoren ose të ndahen me palët e treta për qëllime që nuk lidhen me përmirësimin e përvojës së përdoruesit ose performancës software/hardware të lidhur me funksionalitetin e aplikacionit," shkruan PCWorld Albanian.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aplikacioni WhatsApp nga dita në ditë sjell risi të reja për përdoruesit për të lehtësuar punën e tyre.

Mund të bëhet shumë shpejt e detyrueshme, një pajisje e cila aplikohet në ndenjësen e fëmijëve në makinë, në mënyrë që të evitohen tragje

   Përdoruesit e rrjetit social, Instagram në të gjithë botën kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove mbrëmjen e sotme.

Të pasurit një iPhone është mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse dikush është i pasur ose jo.

Rrjeti social “Facebook” është duke bërë disa testime për të shtuar një opsion të ri në aplikacionin që përdoret në smartphone.

   Wikipedia në Itali ka bllokuar lexuesit nga faqja e saj, në shenjë proteste për një ligj të Bashkimit Evropian rreth të drejtave të au

   Përdoruesit e Instagramit tashmë mund të shtojnë muzikë në “Story”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara.

Po, bateritë e telefonave tanë celularë nuk janë të mira sepse mezi zgjasin një ditë.

   Lëvizja “koha e mirëshpenzuar” që është duke gjithëpërfshirë teknologjinë mund të vijë në Facebook.

Shkencëtarët kanë zbuluar aksidentalisht një bateri telefoni që zgjat dy herë më shumë se ato aktuale.