Të pasurit një iPhone është mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse dikush është i pasur ose jo. Kjo të paktën sipas një studimi të ri, që ekzaminoi treguesit më të mirë për të matur pasurinë e një personi.

Një grup pune nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike në SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Chicago-s u bënë bashkë për të zbuluar sesi stili jonë i jetesës dhe zgjedhjet që bëjmë janë tregues për të ardhurat monetare.

Puna kërkimore, sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, doli në konkluzionin se një iPhone është tashmë treguesi më i mirë se dikush po fiton të ardhura të larta. Treguesit e tjerë të mirëqenies përfshijnë pasjen e një televizori Samsung apo një makine që ka Bluetooth.

Sipas ekspertëve, krahasuar me treguesit e pasurisë në vitet 90-të ndryshimi është shumë i madh. Në 1992, treguesi kryesor i mirëqenies ishte përdorimi i një lloji mustarde të quajtur Grey Poupon Dijon. Tjetër tregues ishte blerja e çdolloj gjëje që mbante firmën Kodak.

Në fakt, nuk është shumë surprizuese që iPhone të shihet si tregues kryesor i pasurisë së një personi. Linja e re e produkteve të Apple, e prezantuar vitin e shkuar, niste me 699 paund deri në 1,149 paund për modelin iPhone X.

Megjithatë pasja e një iPhone nuk do të thotë se dikush ka paguar të gjithë shumën njëherazi. Në Europë e SHBA blerja e telefonave me kontratë është tejet popullore, duke u dhënë mundësinë klientëve që ta paguajnë me këste përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Metoda të ngjashme aplikohen tashmë edhe në Shqipëri, ku shumë zgjedhin ta blejnë telefonin me këste apo me forma të tjera.