Kompania Apple gati të hedhë në treg modelin e ri të iPhone

Postuar: 12/09/2017 - 16:36

Kompania Apple do të prezantojë sot modelin e ri të iPhone, që koinçidon me 10-vjetorin e hedhjes në treg të këtij produkti. Telefoni i ri pritet t’i përgjigjet kërkesës së tregut për prurje inovative e teknologji të avancuar, kërkesa këto që do të vijnë me një çmim jo pak të kripur për të gjithë mirëdashësit e iPhone dhe kompanisë.

Një dekadë pasi Steve Jobs i prezantoi botës iPhone-n e parë, kompania Apple bëhet gati të hedhë në treg modelin më të ri e të rikonceptuar të produktit të saj kryesor. Eventi për hedhjen në treg do të organizohet në Teatrin e Steve Jobs në kampusin e ri Apple Park – që njihet si krijimi i fundit i Jobs, përpara se ai të ndahej nga jeta në vitin 2011.

Kompania Apple shpreson se telefoni i ri që pritet të quhet iPhone X, do t’i provojë të kundërtën kritikëve që thonë se kompania ka humbur sharmin e saj në sjelljen e inovacioneve. iPhone X do të ketë një ekran në madhësinë e aparatit, me ngjyra më të pasura dhe me teknologjinë e njohjes së fytyrës për të hapur telefonin, pa nevojën për një lexues të gjurmëve të gishtërinjve apo për një buton fizik që kryen këtë funksion.

Apple gjithashtu do të hedhë në treg edhe dy modele të tjera, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, që vijnë si një përmirësim i modeleve të mëparshme 7 dhe 7 Plus. Sidoqoftë, entuziastët mund të hasin në një pengesë. Produktet e reja vijnë me një çmim tepër të kripur, që duket se do të kapërcejnë pragun prej 1,000 dollarësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kur flasim për modelet e reja të supermakinave, Lamborghini Huracan Performante dhe Porsche 911 GT2 RS janë maja, duke eklipsuar madje

Facebook ka tashmë një aplikacion të Messenger për fëmijët deri në moshën 13 vjeç, pasi prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë nj

Instagram ka lançuar ndryshime thelbësore në profile, të përshkruara si më drastiket që nga viti 2013.

   Çati i grupit në WhatsApp tashmë janë kult, ku të gjithë bëjnë pjesë të paktën në një grup, shpesh me dëshirë, shpesh për hir të punës

Gjigandi Samsung nuk di të ndalet dhe herë pas here sjell risi që e pasurojnë shërbimin, por edhe kënaqin përdoruesit duke i çuar në hapë

   Google ka zbuluar një aplikacion të ri të Android, që është projektuar për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë përdorimin e të dhënave

Modeli më i ri nga Mercedes, që do të prezantohet zyrtarisht në LA Auto Show, është shfaqur përmes një llogarie në internet.

Instagrami është duke testuar një opsion të ri, të cilin përdoruesit e kanë pritur prej kohësh.

Kompania Apple ka rregulluar një problem që e ndalonte funksionimin e celularit e fundit iPhone X në ditë të ftohta.

Kompanitë e reklamave të Facebook, sipas një studimi të bërë nga profesionistë amerikanë dhe britanikë, kanë shigjetuar dhe ndikuar në sj