Kujdes! Ja çfarë mund t'iu shkaktojë shpërthimin e baterisë së celularit

Postuar: 22/12/2017 - 18:15

   Ekspertët kibernetikë japin alarmin për përhapjen në masë të viruseve që shfrytëzojnë kompjuterët dhe smartfonët për të gjeneruar monedha virtuale.

Firma e njohur e antiviruseve “Kaspersky” paralajmëron se hakerët kanë përhapur një aplikacion që përdor fshehurazi smartfonët për të gjeneruar monedha virtuale. Ekspertët thonë se aplikacione të tilla mund të shkaktojnë shpërthimin në flakë të celularëve. Ata shpjegojnë se këto aplikacione shfrytëzojnë fshehurazi kapacitetin e pajisjeve elektronike të lidhura me internetin, duke bërë që bateritë të nxehen nga mbingarkesa dhe të shpërthejnë.

Në një blog të kompanisë “Kaspersky” thuhet se një prej këtyre aplikacioneve quhet “Loapi”. Në një provë të kryer, instalimi i këtij programi shkaktoi shpërthimin e celularit. Për këtë rrezik, policia spanjolle u bëri thirrje përmes Twitterit, përdoruesve të celularëve të bëjnë kujdes.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit e celularëve që të mos instalojnë programe të dyshimta që sugjerohen nga reklama në faqe të zakonshme. Sipas tyre, aplikacione të sigurta gjenden vetëm në Playstore për celularët android dhe Applestore për iPhone.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dalëngadalë të gjitha rrjetet sociale po bëhen njëlloj, sidomos ato të cilat janë nën pronësinë e Marc Zuckerberg.

   Udhëtimi në hapësirë është një ëndërr e lashtë e njerëzimit, e kthyer në realitet vite më parë, por kostot e mëdha kanë bërë që për sh

   Rrjeti Facebook ka shpallur se do te mbështese burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, planifikon disa ndryshime shumë të rëndësishme.

Frika më e madhe e çdo prindi është humbja e fëmijëve në shkollë apo në këndet e lojërave, por tashmë një zgjidhje speciale po vjen për t

Samsung po vazhdon të lansojë serinë e re të telefonave të saj, versionet 2018 të Samsung Galaxy A8 në më shumë vende, ndërsa telefoni ta

   Apple ka thënë se të gjithë iPhone-t, iPad-et dhe kompjuterat Mac janë prekur nga dy probleme të rëndësishme me chip-et kompjuterike.

Ky është telefoni me i vogël në botë, Zanco Tiny, i cili peshon vetëm 13 gramë dhe ka madhësinë e një USB-je.

Gjiganti amerikan “Apple” përballet me një sërë padish penale.

WhatsApp mori disa veçori të reja këtë vit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit në Android, iOS dhe ueb.