Nesë deri dje miqtë, apo njerëz të panjohur postonin foto me ju, apo ndonjë dashakeqës publikonte foton tuaj dhe ju nuk ishit në dijeni, tani do të njoftoheni menjëherë.

Kjo risi nuk është e vlefshme për përdoruesit në Bashkimin Evropian apo në Kanada, pasi rregullatori i privatësisë ka ndaluar përdorimin e një teknologjie të tillë.

Nga Facebook kanë thënë që opsioni i ri i fuqizon përdoruesit, ndërsa kritikët kanë shprehur shqetësimin se sa i hapur është ky rrjet social në mbledhjen e të dhënave.

"Ne dëshirojmë që përdoruesit të ndjehen të sigurt kur postojnë fotografitë e tyre në Facebook, kështu që kur dikush tjetër vendos fotografitë e tyre përmes programit të ri ata do të njoftohen", thuhet në deklaratën nga Facebook