Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë, të dërgojmë mesazh personit të gabuar ose në momente zemërimi diçka për të cilën jemi penduar më vonë por nuk kemi si ta kthejmë mbrapsh.

Për këtë gjë ka menduar aplikacioni WhatsApp!

Me opsionin më të ri në WhatsApp, krijohet mundësia për të fshirë mesazhin e dërguar gabimisht një kontakti dhe ky i fundit nuk arrin ta shikojë.

 “Unsend” ose ndyshe e quajtur Recall”, “Revoke” and “Delete for Everyone” pritet që të punojë për të gjitha llojet e mesazheve duke përfshirë tekste imazhe, video, GIF-të dhe dokumente. Megjithatë, nuk mund të fshihet mesazhi i cili është lexuar ose mesazhe që janë dërguar më shumë se 5 minuata më parë.

“Unsend” me shumë mundësi do të jetë shumë popullor tek përdoruesit, pasi mund t’i ndihmojë që të shmangim vështirësitë.