Microsoft blen kompaninë e inteligjencës artificiale

Postuar: 22/05/2018 - 11:18

Microsoft po blen startupin Semantic Machines në një përpjekje për të bërë bots dhe asistentët inteligjentë si Cortana të duken dhe përgjigjen më shumë si njerëzit. E themeluar në vitin 2014, Semantic Machines përdorin konceptin e machine learning për t’i bërë botet të reagojnë në mënyrë më të natyrshme ndaj pyetjeve.

Semantic Machines udhëhiqet nga profesori i UC Berkeley, Dan Klein dhe ish-shkencëtari i njohur i Apple, Larry Gillick. Të dy janë konsideruar pionierë në inteligjencën artificiale.

Blerja nga Microsoft do të rrisë kërkesat për asistentin digjital Cortana, si dhe Azure Bot Service që përdoret nga 300,000 zhvillues. Microsoft ka përdorur tashmë një zë njerëzor për asistentin e saj Cortana.

Prodhuesi i softuerit bashkëpunoi ngushtë me zhvilluesit e programit Halo 343 Industries në elementët visual dhe aktoren zanore Jen Taylor për zërin e Cortana në vitin 2014. "Me blerjen e Semantic Machines, ne do të krijojmë një qendër të përsosur të IA në Berkeley për të nxitur mposhtjen e kufijve të asaj që është e mundur në ndërfaqet gjuhësore", shpjegon David Ku, shef i teknologjisë së Microsoft AI & Research.

Google po punon gjithashtu në IA të ngjashëm me njeriun. Gjigandi i kërkimit shfaqi punën e tij të Google Duplex këtë muaj, gjë që i lejon Asistentit Google të thërrasë biznese dhe të rezervojë takime për parukeri ose restorante në emër të përdoruesve të Google.

Demonstrimi i Google hapi një numër shqetësimesh lidhur me çështjet e etikës. Microsoft ka patur tashmë problemin e vet të diskutueshëm me inteligjencën artificiale në sajë të botit të saj racist Tay Twitter, kështu që do të tregojë shumë kujdes me gjithçka që zhvillon nga blerja e Semantic Machines.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Themeluesi i Instagram Kevin Systrom thotë se është duke punuar për të siguruar platforma që përmirësojnë ndikimin që rrjeti social ka në

   Rrjetet 5G janë brezi i ardhshëm i lidhjes mobile në internet, duke ofruar shpejtësi më të shpejta dhe lidhje më të besueshme në telef

Twitter lajmeroi ditën e mërkure se do të aplikojë disa ndryshime për të vënë theksin tek Kupa e Botës, tërmetet, dasmat mbretërore dhe z

   Facebook-u ka pranuar se ka patur marrëveshje për ndarjen e të dhënave me katër kompani kineze që operojnë në fushën e teknologjisë, m

Azilkërkuesit në Zvicër së shpejti mund të rishikojnë profilet e tyre të mediave sociale si pjesë e proceseve të tyre të aplikimit, sipas

Apple pritet të sjellë së shpejti përditësimin më të ri të sistemit operativ të iPhone, iOS 12, ku nuk mungojnë risitë për të gjithë adhu

Parlamenti i Ugandës ka miratuar një ligj për të vendosur një taksë mbi njerëzit që do të përdorin platformat e mediave sociale.

Google ka shtuar në mënyrë sekrete një ‘opsion dallues paniku’ në telefonat Android.