"Twitter" ka paralajmëruar 330 milionë përdorues të tij për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre pasi është vënë re një keqfunksionim në disa tekste në rrjetin e saj të brendshëm.

Rrjeti social tha se një hetim i brendshëm nuk kishte gjetur asnjë shenjë që konstantonte nëse fjalëkalimet ishin vjedhur ose keqpërdorur.   

Sidoqoftë, "Twitter" u kërkoi të gjithë përdoruesve të tij të marrin në konsideratë ndryshimin e fjalëkalimeve.