Kompania Apple ka prezantuar atë që vetë e quan “smartphone-i i përvjetorit”, iPhone X.

Por sa do të jetë çmimi i telefonit të ri dhe çfarë risish do të ketë?

Telefoni i ri do të ketë çmimin 999 dollarë, do të jetë më i pasur me ngjyra dhe me sistemin e ri “Face ID” ku ndryshe nga më parë si me shenjën e gishtit tani smartphone-i duhet të të njohë fytyrën.

Apple ka zbuluar gjithashtu iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, sëbashku me orën Apple dhe një telivizor High Definition.

Tim Cook, shefi i ekzekutiv i Apple, tha se ky produkt ishte dizajnuar nga Steve Jobs para se të vdiste.  “Nuk ka ditë që të mos mendojmë për të dhe t’i vëmë në zbatim idetë e tij,” tha Cook nga teatri “Steve Jobs”.