Të rinjtë po kalojnë më pak kohë nëpër rrjetet sociale.

Sipas "Origin", një kompani marketingu me bazë në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, "Facebook"-u, "Twitter"-i dhe "Instagram"-i po shohin se si të lindurit pas vitit 1994 po çregjistrohen gjithmonë e më shumë prej tyre. Ndërsa ata që nuk çregjistrohen, kalojnë më pak kohë në to.

I vetmi rrjet social që po i shpëton këtij trendi rënës është "Snapchat"-i.

Sipas studimit të "Origin", të rinjtë po lënë pas dore rrjetet sociale sepse mendojnë se janë humbje kohe dhe se këto rrjete po i bëjnë që të mendojnë negativisht.