Land Rover kishte bërë të ditur se modeli i ri nga Range Rover do të jetë një hibrid që prezantohet gjatë vitit 2018.

Shumë kuriozë mbi automjetin e ri kanë menduar se viti i ardhshëm do të jetë edhe momenti kur do të mund të mësonin diçka më shumë për këtë SUV.

Por, prodhuesi britanik ka njoftuar se atë do ta prezantojë gjatë muajit tetor, dhe do të vijohet edhe më tej deri në fillim të vitit që vjen.

Vetura është testuar në të gjitha terrenet.