Referendumi për abortin, "Facebook" ndalon reklamat e huaja

Postuar: 09/05/2018 - 09:19

"Facebook" tha se do t’i bllokojë reklamat për referendumin e ardhshëm të Irlandës mbi abortin, të cilat nuk e kanë origjinën nga reklamuesit brenda vendit.

Në Irlandë ka pasur shqetësime se reklamat e huaja mund të ndikojnë në rezultatin e votimit. Referendumi që mund ta shfuqizojë Amendamentin e Tetë në Kushtetutën e Republikës së Irlandës, do të mbahet më 25 maj.

Amendamenti mbështet rregulla strikte rreth abortit, të cilat e njohin "të drejtën për jetë të të palindurit". Kjo do të thotë se Irlanda e ndalon gati plotësisht abortin, me përjashtim rastet e përdhunimit ose incestit.

Në muajin prill, komisionarja për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, Helen Dixon, ka thënë se është e mundur që aktorë të huaj të përpiqen të ndikojnë në referendum. "Facebook" tha se ndalesa e reklamave që nuk vijnë nga Republika e Irlandës është efektive nga 8 maji.

Kompania tha se do të mbështetet pjesërisht në raportet e grupeve të fushatës që identifikojnë reklama të tilla. "Facebook" shtoi se politika e tillë do të zbatohet edhe për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Irlandës. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Microsoft po blen startupin Semantic Machines në një përpjekje për të bërë bots dhe asistentët inteligjentë si Cortana të duken dhe përgj

Pak ditë më parë, Instagram-i solli një tjetër risi në opsionet e fotove dhe videove. Emoji Slider Sticker ësht

Tesla ka zhvilluar projektin e fundit të baterive në shkallë të gjerë që lidhet me stabilizimin e sistemit elektro-energjitik. 

   Në tremujorin e parë të 2018, rrjeti social Facebook ka fshirë 583 milionë profile false dhe 837 milionë përmbajtje spam.

Apple ka filluar të heqë aplikacionet nga App Store që shkelin politikat e kompanisë duke ndarë të dhënat e vendndodhjes me palët e treta

   Mercedesi ka nxjerrë në treg makinën e re Mercedes-AMG GT Coupe 63 S 4Matic Edition 1, një mjet sportiv shumë i veçantë.

   Kompania gjermane e makinave BMW po tërheq nga tregu në Britaninë e Madhe plot 312 mijë automjete, BMW Seria 1, Seria 3, Z4 dhe modele

"Twitter" ka paralajmëruar 330 milionë përdorues të tij për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre pasi është vënë re një keqfunksionim në disa

Instagram tani do të filtrojë automatikisht komentet e bullizmit, ky njoftim është bërë në konferencën F8.