Shitja e Iphone X, Apple thyen edhe një rekord të ri me para

Postuar: 06/11/2017 - 11:41

Sapo Apple filloi të shesë pajisjen e re, telefonin iPhone X, ndësa kompania më e madhe amerikane gjithashtu publikoi rezultatet financiare për tremujorin e katërt. Apple raportoi të ardhura prej 52.6 miliardë dollarë në mes të korrikut dhe shtatorit, një rritje prej 12% nga viti në vit. Shitjet ndërkombëtare përbënin 62% të të ardhurave.

Sipas raportit, Apple shiti 46.67 milionë iPhone, 10.3 milionë iPad dhe gjeneroi 8.5 miliardë dollarë nëpërmjet shërbimeve të saj në tremujorin fiskal. Kjo shënon të ardhura të larta për të gjitha shërbimet që përfshijnë përmbajtje digjitale, AppleCare, Apple Pay, licencimin dhe shërbime të tjera.

Me ditët e mëdha të shitjeve sikurse falënderimet, Black Friday dhe Krishtlindjet që janë afër, Apple është “duke pritur për një sezon të suksesshme” dhe “nuk mund të jetë më mirë për të ardhurat 84-87 miliardë dollarëshe dhe diferencën bruto prej rreth 38%.

Apple ka lansuar treshen e iPhone në shtator, së bashku me serinë Apple Watch 3. Lansimi më i rëndësishëm – iPhone X sapo po fillon, prandaj duhet të presim deri në raportin e ardhshëm për të parë ndikimin që ka në shitje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Facebook Messenger ka njoftuar se ka ngritur rezolucionin e fotografive që u dërgohen marrësve.

Samsung pritet që vitin tjetër të lëshojë në treg Galaxy S9, duke i përmirësuar gjënë më të keqe që ka Galaxy S8.

Historitë në Instagram, një hit i vërtetë.

Ice Universe shkruan se telefoni më i ri Galaxy S9 do të vijë me dëgjuese AKG Bluetooth.

Në çmimet e “Trusted Reviews”, Samsung Galaxy S8 dhe S8 + është zgjedhur telefoni i vitit 2017.

 Whatsapp ka aktivizuar përditësimin e ri, ku çdo përdorues mund të fshijë një mesazh që ka dërguar për një periudhë kohore prej 7 minuta

Motori më i madh i kërkimit, Google, mund të ketë një regjistër me bazë të dhënash për çdo gjë që ju keni thënë rreth tij që prej krijimi

Samsung Electronics Co., Ltd., lideri global në teknologji, njoftoi sot se 36 produktet e saj më të fundit janë vlerësuar si fituese në C

Lamborghini është bashkuar me Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit për të prezantuar konceptin e një superveture fantastike.

Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë “WhatsApp” doli jashtë funksionit për rreth 40 minuta.