Të dhënat personale, Facebook marrëveshje me Kinën

Postuar: 06/06/2018 - 22:29

   Facebook-u ka pranuar se ka patur marrëveshje për ndarjen e të dhënave me katër kompani kineze që operojnë në fushën e teknologjisë, mes tyre edhe një kompani e konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare nga komuniteti amerikan i zbulimit. Kjo ka ngritur shqetësime të reja rreth mënyrës se si i ka trajtuar të dhënat personale të konsumatorëve gjiganti i medias sociale.

Facebook-u e pranoi dje këtë fakt, vetëm dy ditë pasi gazeta “The New York Times” zbuloi se media sociale kishte bërë marrëveshje të posaçme për shkëmbimin e të dhënave me 60 prodhues pajisjesh elektronike, përfshirë Huawei-n, Lenovo-n, OPPO-n dhe TCL-në, për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e Facebook-ut për të pasur qasje në llogaritë e tyre nga një gamë e gjerë aparatesh elektronike.

Për vite me radhë zyrtarët amerikanë kanë ngritur shqetësime për kompaninë kineze Huawei, duke pasur frikë se qeveria kineze mund të kërkojë qasje në të dhënat e ruajtura në pajisjet apo serverat e tyre. Shqetësimet bënë që ushtria amerikane të ndalonte shitjen e aparatëve celularë inteligjentë Huawei në bazat e saj.

Një nga zyrtarët e lartë të Facebook-ut, Francisco Varela, tha dje se shkëmbimi i të dhënave me Huawei-n dhe kompanitë e tjera kineze “u kontrolluan që në fazat e para”.

Facebook-u ka qenë nën kritika të forta pasi u zbulua se një kompani këshilluese politike me bazë në Britani “Cambridge Analytica”, kishte patur qasje në dhjetëra miliona të dhëna personale të përdoruesve. Vetë kompania ka qenë nën kritika kur në shtator u zbulua se rusët, duke përdorur emra të rremë, përdorën mediat sociale për të ndikuar tek votuesit përpara zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Themeluesi i Instagram Kevin Systrom thotë se është duke punuar për të siguruar platforma që përmirësojnë ndikimin që rrjeti social ka në

   Rrjetet 5G janë brezi i ardhshëm i lidhjes mobile në internet, duke ofruar shpejtësi më të shpejta dhe lidhje më të besueshme në telef

Twitter lajmeroi ditën e mërkure se do të aplikojë disa ndryshime për të vënë theksin tek Kupa e Botës, tërmetet, dasmat mbretërore dhe z

Azilkërkuesit në Zvicër së shpejti mund të rishikojnë profilet e tyre të mediave sociale si pjesë e proceseve të tyre të aplikimit, sipas

Apple pritet të sjellë së shpejti përditësimin më të ri të sistemit operativ të iPhone, iOS 12, ku nuk mungojnë risitë për të gjithë adhu

Parlamenti i Ugandës ka miratuar një ligj për të vendosur një taksë mbi njerëzit që do të përdorin platformat e mediave sociale.

Google ka shtuar në mënyrë sekrete një ‘opsion dallues paniku’ në telefonat Android.

Microsoft po blen startupin Semantic Machines në një përpjekje për të bërë bots dhe asistentët inteligjentë si Cortana të duken dhe përgj