Google ka shtuar në mënyrë sekrete një ‘opsion dallues paniku’ në telefonat Android.

Ky opsion do të dallojë kur një virus apo një program spiun i maskuar si aplikacion instalohet në telefon, me qëllim që të dëmtojë pajisjen tuaj.

Opsioni “panic mode” dallon kur jeni në vështirësi dhe iu kthen menjëherë në home sceen.

Aktivizohet në momentin që përdoruesi shtyp me nxitim butonin për t’u kthyer mbrapsht (back button), që sugjeron se po përpiqet të dalë nga një aplikacion jo i rregullt.

Google nuk e ka bërë publik këtë opsion, por ishte një ekspert i cili e dalloi kodin përgjatë fundjavës në sistemin operativ Android.

Opsioni në fjalë nuk do të shtohet automatikisht tek të gjithë përdoruesit. Ndaj për t’u siguruar që është aktiv, duhet ta përditësoni telefonin tuaj me Android 7.1 Nougat.

Përdoruesit e smartphone-ve janë më të rrezikuar se kurrë përballë hackers-ave që kohët e fundit po zhvillojnë mënyra tepër të sofistikuara për sulmet e tyre.