Twitter përditëson aplikacionin për të nxjerrë në pah aktivitetet si Kupa e Botës

Postuar: 14/06/2018 - 08:08

Twitter lajmeroi ditën e mërkure se do të aplikojë disa ndryshime për të vënë theksin tek Kupa e Botës, tërmetet, dasmat mbretërore dhe zgjedhjet.

Prej vitesh Twitter është përpjekur të joshë përdoruesit duke vendosur theksin tek aktivitetet, lajmet e shpejta dhe transmetimet live ndryshe nga Facebook.

Rrjeti social i mikroblogimit tha se tani e tutje do të lajmërojë përdoruesit përmes aplikcionit mobile në momentin që po mbahet një aktivitet që mund tu interesojë.

Njoftimet shfaqen në krye të timeline të Twitter e cila është edhe zemra e shërbimit. Duke klikuar këto njoftime, përdoruesit do të dërgohen tek një përzgjedhje cicërimash, fotosh dhe videosh lidhur me temën, shkruan PCW.

Ditën e Marte aksionet e Twitter prekën vlera rekord prej 44.33 dollarësh, më e lartë në tre vitet e fundit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Themeluesi i Instagram Kevin Systrom thotë se është duke punuar për të siguruar platforma që përmirësojnë ndikimin që rrjeti social ka në

   Rrjetet 5G janë brezi i ardhshëm i lidhjes mobile në internet, duke ofruar shpejtësi më të shpejta dhe lidhje më të besueshme në telef

   Facebook-u ka pranuar se ka patur marrëveshje për ndarjen e të dhënave me katër kompani kineze që operojnë në fushën e teknologjisë, m

Azilkërkuesit në Zvicër së shpejti mund të rishikojnë profilet e tyre të mediave sociale si pjesë e proceseve të tyre të aplikimit, sipas

Apple pritet të sjellë së shpejti përditësimin më të ri të sistemit operativ të iPhone, iOS 12, ku nuk mungojnë risitë për të gjithë adhu

Parlamenti i Ugandës ka miratuar një ligj për të vendosur një taksë mbi njerëzit që do të përdorin platformat e mediave sociale.

Google ka shtuar në mënyrë sekrete një ‘opsion dallues paniku’ në telefonat Android.

Microsoft po blen startupin Semantic Machines në një përpjekje për të bërë bots dhe asistentët inteligjentë si Cortana të duken dhe përgj