Varësia ndaj rrjeteve sociale

Postuar: 02/05/2018 - 07:41

*Nis terapia në SHBA, kushton 50 mijë dollarë

Rrjetet sociale mund të kthehen në varësi. Nuk është ende shqetësim i pranuar zyrtarisht nga institucionet, por në SHBA kanë nisur të marrin masa. Është rritur numri i të rinjve që i drejtohen qendrave të rehabilitimit pas përdorimit të tepruar të rrjeteve sociale dhe smartphonëve, deri në 7 orë në ditë. Abuzimi me këtë përdorim prek rreth 50% të të rinjve amerikanë dhe klinikat sigurojnë sukses në të paktën 80% të rasteve.

Të rinjtë e moshave kryesisht nga 15-20 vjeç, duhet të qëndrojnë të paktën 30 ditë në këto qendra rehabilitimi, pa kompjuter, telefon dhe internet dhe ndjekin një program rigoroz të specializuar për dizintoksikim. Terapia “peshon” mbi xhepat e prindërve të cilët duhet të paguajnë rreth 50 mijë dollarë.

Të rinjtë që janë intervistuar, kanë theksuar se nuk arrinin të shkëputeshin nga teknologjia, dhe vuanin nga ankthi dhe stresi, që duket se janë pasojat kryesore të abuzimit në përdorimin e rrjeteve sociale. /Klan Plus/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht se mban një profil publik në Instagram, gjithëkush mund të ketë ndonjë followers që nuk do donte ta ndiqte për arsye nga më t

Aplikacioni WhatsApp nga dita në ditë sjell risi të reja për përdoruesit për të lehtësuar punën e tyre.

Mund të bëhet shumë shpejt e detyrueshme, një pajisje e cila aplikohet në ndenjësen e fëmijëve në makinë, në mënyrë që të evitohen tragje

   Përdoruesit e rrjetit social, Instagram në të gjithë botën kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove mbrëmjen e sotme.

Të pasurit një iPhone është mënyra më e mirë për të përcaktuar nëse dikush është i pasur ose jo.

Rrjeti social “Facebook” është duke bërë disa testime për të shtuar një opsion të ri në aplikacionin që përdoret në smartphone.

   Wikipedia në Itali ka bllokuar lexuesit nga faqja e saj, në shenjë proteste për një ligj të Bashkimit Evropian rreth të drejtave të au

   Përdoruesit e Instagramit tashmë mund të shtojnë muzikë në “Story”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara.

Po, bateritë e telefonave tanë celularë nuk janë të mira sepse mezi zgjasin një ditë.

   Lëvizja “koha e mirëshpenzuar” që është duke gjithëpërfshirë teknologjinë mund të vijë në Facebook.