WhatsApp ka një kufizim, nuk do të mund ta përdorin më…

Postuar: 25/04/2018 - 08:21

Platforma e dërgimit të mesazheve, WhatsApp nuk do të jetë e qasshme për personat nën moshën 16 vjeç në vendet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht përdoruesit duhet të jenë të paktën në moshën 13 vjeç, mirëpo udhëheqësia e platformës është duke ndryshuar rregullat pak para prezantimit të rregullores së re të BE-së për privatësinë.

Aplikacioni që udhëhiqet nga Facebook do të kërkojë nga përdoruesit për të konfirmuar moshën kur të dërgohen mesazhe të reja në javët në vijim.

Ende nuk është bërë e qartë se si do të verifikohet kufizimi i moshës.

Rregullorja e përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila nis zbatimin më 25 maj, do t’iu ofrojë përdoruesve më shumë mundësi për të kuptuar se si kompanitë përdorin të dhënat e tyre.

Ata po ashtu do të kenë të drejtë të fshijnë të gjitha të dhënat e tyre personale.

Përveç të tjerash, aplikacioni planifikon që një kufizim të tillë të moshës të fillojë ta zbatojë në gjithë botën. REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rrjetet 5G janë brezi i ardhshëm i lidhjes mobile në internet, duke ofruar shpejtësi më të shpejta dhe lidhje më të besueshme në telef

Twitter lajmeroi ditën e mërkure se do të aplikojë disa ndryshime për të vënë theksin tek Kupa e Botës, tërmetet, dasmat mbretërore dhe z

   Facebook-u ka pranuar se ka patur marrëveshje për ndarjen e të dhënave me katër kompani kineze që operojnë në fushën e teknologjisë, m

Azilkërkuesit në Zvicër së shpejti mund të rishikojnë profilet e tyre të mediave sociale si pjesë e proceseve të tyre të aplikimit, sipas

Apple pritet të sjellë së shpejti përditësimin më të ri të sistemit operativ të iPhone, iOS 12, ku nuk mungojnë risitë për të gjithë adhu

Parlamenti i Ugandës ka miratuar një ligj për të vendosur një taksë mbi njerëzit që do të përdorin platformat e mediave sociale.

Google ka shtuar në mënyrë sekrete një ‘opsion dallues paniku’ në telefonat Android.

Microsoft po blen startupin Semantic Machines në një përpjekje për të bërë bots dhe asistentët inteligjentë si Cortana të duken dhe përgj

Pak ditë më parë, Instagram-i solli një tjetër risi në opsionet e fotove dhe videove. Emoji Slider Sticker ësht