Windows 10, përditësimi i ri do të bëhet më 17 tetor

Postuar: 10/09/2017 - 08:32

Microsoft bëri të ditur se Windows 10 Fall Creators Update do të bëhet më 17 tetor. Ky njoftim u bë në konferencën e IFA 2017 në Berlin. Ky është përditësimi i katërt i madh për Windows 10.

Më 17 tetor, te përdoruesit që kanë instaluar Windows 10 në pajisjet e tyre do fillojë përditësimi i Windows 10.

Fall Creators Update do të sjellë shumë risi: përmirësime në fushën e sigurisë dhe në mbrojtjen e kompjuterit, funksione të reja multimediale etj. Ndërsa disa funksione dhe programe do të fshihen për të përmirësuar në këtë mënyrë burimet informatike të kompjuterit.

Risitë e Fall Creators Update të Windows 10

Përditësimi i ri i Windows 10 do të përfshijë edhe suportin – software dhe hardware – në realitetin virtual.

Bëhet fjalë për një ndër sektorët informatikë me zhvillimin më të madh të kohërave të fundit, me investime si nga Apple, Google dhe kompani të tjera. As Microsoft nuk dëshiron të humbë kohë dhe me Fall Creators do t’u japë mundësinë përdoruesve të aksesojnë realitetin virtual si nga kompjuteri, si nga syzet virtuale të zhvilluara nga Acer, HP dhe prodhues të tjerë.

Përditësimi i katërt i Windows 10 do të sjellë përmirësime në inteligjencën artificiale, si në krijimin e vizatimeve e objekteve tredimensionale (algoritmet e inteligjencës artificiale do të integrohen në Windows Inking) si në përmirësimin e sistemit të mbrojtjes nga sulmet hacker (Windows Defender do të përmirësohet edhe falë mbrojtjes në cloud).

Nuk do të mungojnë as funksionet që lidhen me aksesueshmërinë si për shembull Eye Control që do t’u japë mundësinë njerëzve me probleme në lëvizje të kontrollojnë kompjuterin me një shikim.

Pak kohë më parë, Microsoft njoftoi bashkëpunimin ndërmjet Microsoft Cortana dhe asistentit dixhital të Amazon, Alexa. Ky opsion do të jetë i disponueshëm edhe për pajisjet Android dhe iOS në të ardhmen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

BE i ka kritikuar ashpër rrjetet sociale "Facebook" dhe "Twitter", pasi sipas Komisionit të BE ato nuk i respektojnë sa duhet ligjet për

Një lajm i rëndësishmën vjen për përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale.

Pasi zbuloi në fund të vitit të kaluar modelin e ri që i kushtohet kampionit të Formula 1, Ayrton Senna, McLaren ka publikuar edhe të dhë

Në ditët e para të krijimit, Android ishte i ngadaltë në platformën mobile.

Nevoja për ta kontrolluar sa më mirë trafikun, por pa polic, ka bërë që kompania Ford të prezantojë në projekt të veçantë.

Gjigandi japonez i prodhimit të automjeteve, "Toyota", do të tërheqë nga tregu rreth 200 mijë makina në Kinë, pasi këto automjete rezultu

   iPhone X nga Apple është sot për sot celulari smartphone më shtrenjtë në treg, duke filluar nga $1.000.

Facebook do të bëjë një tjetër ndryshim pas hapi drastik për të ulur “shikueshmërinë” e faqeve të lajmeve dhe për t’i dhënë përparësi pro

Duke filluar nga muaji maj, rrjeti social Facebook do të ofrojë një platformë më të sigurt për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ne të gjithë e dimë se përdorimi i celularit në shtratit është një ide e keqe, por tani ka prova që përdorimi i tij gjatë gjithë ditës mu