Nxënësi i gjimnazit jopublik “Rilindja” në Durrës, Krisel Leka është shpallur fitues në Olimpiadën e XXII Mbarëkombëtare “Fest-Matematika7”.

“Në ceremoninë e organizuar sot për Fituesit në Olimpiadën e XXII Mbarëkombëtare “Fest-Matematika7” nxënësi jonë KRISEL LEKA u vlerësua me ÇMIM TË PARË. Ai është një nxënës i talentuar në të gjitha lëndët, por me pasionin dhe inteligjencën e tij në fushen e matematikes, sot ishte i vetmi nga qyteti i Durrësit me cmim të parë që nderoi shkollën “Rilindja”.”, shkruan gjimnazi “Rilindja” në një postim në Facebook.

Ndërkohë, sfida e radhës për “gjeniun” e Durrësit është olimpiada tjetër që do të zhvillohet në Prizren, Kosovë.

I urojme Kriselit suksese te mëtejshme në olimpiaden që do të zhvillohet ne Prizren. Ne falënderojmë mësuesit e matematikës, Naile Qolja dhe Fatos Shuli për punën me shumë cilësi e perkushtim!”, mbyllet postimi i shkollës së mesme.